Politika e cookies

Në fuqi nga: 01 janar 2026

Hyrje

Kjo është Politika e Cookies për ks-eid.com, e cila është e qasshme në adresën https://ks-eid.com. Duke përdorur uebfaqen https://ks-eid.com ose cilëndo nën-faqe të saj, si https://*.ks-eid.com (në vijim “uebfaqja”), ju pajtoheni me këtë politikë. Kjo Politikë e Cookies zbatohet për https://ks-eid.com dhe për të gjitha nën-faqet e saj (https://*.ks-eid.com). Në kuadër të kësaj Politike të Cookies, ne mund t’i referohemi ks-eid.com dhe të gjitha nën-faqeve të saj si “eID”, “uebfaqja”, “ne” ose “jona”..

Është përgjegjësi e vetme e juaja (si përdorues i kësaj uebfaqeje dhe/ose i cilësdo nën-faqe të saj) të lexoni këtë Politikë të Cookies. Duke vazhduar përdorimin e kësaj uebfaqeje dhe/ose cilësdo nën-faqe të saj, ju pajtoheni me këtë Politikë të Cookies. 

Si i përdorim Cookies

Ne përdorim cookies për një sërë arsyesh, të cilat përshkruhen më poshtë. Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve nuk ekzistojnë opsione standarde të industrisë për çaktivizimin e cookies pa ndikuar në funksionalitetet dhe veçoritë që ato i mundësojnë kësaj uebfaqeje.  Përdorimi i uebfaqes nënkupton se ju pranoni përdorimin e cookies të nevojshme për funksionalitetin e shërbimeve që ju ofrojmë. Vendimi për t’i çaktivizuar cookies ose për t’i mbajtur ato aktive është në zgjedhjen tuaj.Nëse vendosni të çaktivizoni cookies të nevojshme për funksionimin e duhur të ks-eid.com, ne nuk do të mbajmë përgjegjësi dhe ju pranoni që, në asnjë rrethanë, të mos na mbani përgjegjës për ndonjë humbje të drejtpërdrejtë dhe/ose të tërthortë që mund të pësoni si rezultat i pamundësisë për të përdorur funksionalitetet e uebfaqes. 

Çaktivizimi i Cookies

Ju mund të parandaloni vendosjen e cookies duke rregulluar cilësimet e shfletuesit tuaj (shihni seksionin Ndihmë të shfletuesit tuaj për udhëzimet se si ta bëni këtë). Kini parasysh se çaktivizimi i cookies do të ndikojë në funksionalitetin e kësaj dhe shumë uebfaqeve të tjera që vizitoni. Çaktivizimi i cookies zakonisht do të rezultojë gjithashtu në çaktivizimin e disa funksionaliteteve dhe veçorive të kësaj uebfaqeje. 

Cookies që vendosim

Cookies që lidhen me formularët
Kur dërgoni të dhëna përmes një formulari, siç janë formularët e kontaktit ose formularët e komenteve, mund të vendosen cookies për të ruajtur të dhënat tuaja të përdoruesit për përdorim të ardhshëm. Kjo ju shmang nevojën për të futur të njëjtat të dhëna sa herë që përdorni formularë të ndryshëm në uebfaqe ose në cilëndo nga nën-faqet e saj. Këto cookies nuk gjurmojnë aktivitetin tuaj në uebfaqe ose në nën-faqet e saj dhe nuk transferojnë të dhëna personale. Ato përdoren vetëm për të plotësuar paraprakisht formularët me të dhëna të njohura, me qëllim përmirësimin e përvojës suaj gjatë përdorimit të uebfaqes.

Cookies për preferencat e uebfaqes

Për t’ju ofruar një përvojë sa më të mirë gjatë përdorimit të kësaj uebfaqeje, ne ofrojmë mundësinë që të përcaktoni preferencat tuaja për mënyrën se si funksionon uebfaqja. Për t’i ruajtur këto preferenca, ne përdorim cookies në mënyrë që këto informacione të jenë të disponueshme sa herë që ndërveproni me një faqe të ndikuar nga preferencat tuaja. Këto cookies nuk ruajnë të dhëna personale dhe nuk gjurmojnë aktivitetin tuaj në uebfaqe ose në nën-faqet e saj. Ato ruajnë vetëm disa nga preferencat tuaja (p.sh., zgjedhjen që ndërfaqja të shfaqet në modalitetin e errët). Përmes funksionaliteteve përkatëse të shfletuesit tuaj, mund t’i hiqni këto cookies në çdo kohë, pa shkaktuar humbje të mundshme të të dhënave tuaja. Do të humbni vetëm cilësimet e preferencave të ruajtura.

Cookies nga palët e treta
Në raste të veçanta, ne përdorim gjithashtu cookies të ofruara nga palë të treta të besuara. Seksioni vijues përshkruan cookies nga palët e treta që mund të hasni gjatë përdorimit të kësaj uebfaqeje.

NE PËRDORIM SHËRBIME TË OFRUARA NGA DISA PLATFORMA GLOBALE TË BESUESHME NË RENOMË. SI REZULTAT, ËSHTË E MUNDSHME QË DISA NGA INFORMACIONET E MBLEDHURA PËRMES COOKIES NË KËTË UEFAQE TË TRANSFEROHEN DHE TË RUAHEN NË KËTO PLATFORMA GLOBALE, NË PËRPUTHJE ME POLITIKAT E TYRE PËRKATËSE. NE NUK NDËRHYJMË DHE NUK NDRYSHOJMË FUNKSIONALITETET STANDARDE TË KËTYRE PLATFORMAVE LIDHUR ME COOKIES. PËR MË SHUMË INFORMACIONE MBI KËTË TEMË, REKOMANDOJMË TË KONSULTONI DOKUMENTACIONIN E DISPONUESHËM NGA KËTO PLATFORMA GLOBALE.

Kjo uebfaqe përdor  Google Analytics i cili është një nga shërbimet më të përhapura dhe më të besueshme për analizimin e përdorimit të uebit, duke na ndihmuar të kuptojmë mënyrën se si e përdorni uebfaqen dhe mënyrat për ta përmirësuar përvojën tuaj. Këto cookies mund të gjurmojnë të dhëna si koha që kaloni në uebfaqe dhe faqet që vizitoni, në mënyrë që të vazhdojmë të krijojmë përmbajtje të dobishme dhe angazhuese (për më shumë informacion rreth cookies të Google Analytics shihni faqen zyrtare Google Analytics ).

Ne mund të përdorim gjithashtu butona dhe/ose shtojca të rrjeteve sociale në këtë uebfaqe, të cilat ju mundësojnë të lidheni me rrjetet tuaja sociale në mënyra të ndryshme. Për funksionimin e tyre, platformat (Facebook, X, LinkedIn, Google) mund të vendosin cookies përmes uebfaqes sonë, të cilat mund të përdoren për të përmirësuar profilin tuaj në platformat përkatëse ose të kontribuojnë në të dhënat që ato mbajnë për qëllime të ndryshme, të përcaktuara në politikat e tyre përkatëse të privatësisë. .

Ne mund të përdorim gjithashtu një shërbim të jashtëm të sigurt  (HUBSPOT)  për të menaxhuar preferencat tuaja lidhur me komunikimin me ne. Ne nuk e përdorim këtë informacion për dërgimin e komunikimeve të padëshiruara ose të papritura, por mund ta përdorim atë kur ju kërkoni një gjë të tillë (p.sh., gjatë komunikimit me ju lidhur me kërkesat tuaja për mbështetje teknike). Për këtë arsye, cookies përkatëse mund të gjurmojnë informacione si nën-faqet dhe shërbimet që keni përdorur. Ofrimi i përvojës së bisedës së drejtpërdrejtë në uebfaqen tonë kërkon gjithashtu ruajtjen e cookies të dedikuara në kompjuterin tuaj. Këto cookies përdoren për të identifikuar faqen që jeni duke e shfletuar dhe për të mundësuar funksionalitetin e bisedës në faqet specifike, sipas nevojës (p.sh., rrjedha e bisedës për mbështetje teknike në seksionin Mbështetje Teknike ose informacionet specifike për produkte në seksionin/fajin/nën-faqen përkatëse). 

Cookies për sigurinë
Në disa raste (si kur përdorim Cloudflare), mund të vendosim cookies të sigurisë për të mbrojtur uebfaqen nga kërcënime dhe sulme të mundshme. Qëllimi i vetëm i tyre është sigurimi i uebfaqes përmes zbulimit dhe parandalimit të aktiviteteve keqdashëse. Këto cookies kanë emra të krijuar rastësisht dhe përmbajnë vlera të krijuara rastësisht. Në cookies të sigurisë nuk ruhen të dhëna personale ose të ndjeshme. 

Cookies për preferencat e uebfaqes dhe cookies të sigurisë janë cookies funksionale dhe zakonisht vendosen automatikisht, pavarësisht nga pëlqimi juaj. Këto cookies nuk përdoren asnjëherë për të gjurmuar aktivitetin tuaj në uebfaqe. 


Përmes funksionalitetit përkatës të shfletuesit tuaj, gjithmonë mund të shihni se cilat cookies janë vendosur gjatë përdorimit të uebfaqes. Ju mund t’i hiqni ose bllokoni në çdo kohë, sipas dëshirës suaj, të gjitha ose disa nga cookies e vendosura gjatë përdorimit të uebfaqes. Megjithatë, kini parasysh se heqja ose çaktivizimi i cookies mund të bëjë që disa ose të gjitha funksionalitetet e uebfaqes të mos funksionojnë më siç duhet. Ne nuk mund dhe nuk do të mbajmë përgjegjësi për çfarëdo pasoje që mund të përjetoni si rezultat i heqjes ose çaktivizimit të cookies.

Më shumë informacion

Shpresojmë që kjo Politikë t’i ketë sqaruar gjërat për ju. Siç u përmend më herët, nëse nuk jeni të sigurt nëse keni nevojë për një cookie të caktuar apo jo, zakonisht është më e sigurt që t’i mbani cookies të aktivizuara, pasi ato mund të jenë të nevojshme për funksionimin e disa veçorive që përdorni në uebfaqen tonë. Megjithatë, nëse ende kërkoni më shumë informacion, mund të na kontaktoni përmes formularit të kontaktit që gjendet në këtë uebfaqe.

Ndryshimet

Ne rezervojmë të drejtën që, në çdo kohë që e konsiderojmë të përshtatshme, të ndryshojmë dhe/ose modifikojmë këtë Politikë të Cookies, me ose pa njoftim paraprak. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi ndaj jush ose ndaj ndonjë pale të tretë për ndryshime dhe/ose modifikime të tilla, ose për ndonjë pjesë të tyre.